Detaje nga vrasja në Ksamil/ Sherri nisi mes francezëve, Sokol Vata qëlloi me thikë turistin portugez dhe u arratis me dy turq

18 August 2026, 16:53 / AKTUALITET ALFA PRESS
Detaje nga vrasja në Ksamil/ Sherri nisi mes francezëve, Sokol Vata

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ksamil, ku mbeti i vrarë20-vjeçari portugez. Mësohet se konflikti ka nisur brenda një lokali mes dy shtetasve francezë, pas një debati për ngacmimin e një vajze. Në konflikt ka ndërhyrë bodigardi Sokrat Vata, ndërsa më pas është përfshirë edhe shtetasi portugez, i cili mbeti viktimë e ngjarjes.

Sipas burimeve, Vata e ka qëlluar me thikë shtetasin portugez, duke i shkaktuar plagë të rënda që i kanë marrë jetën në vend. Gjatë konfliktit ka mbetur i plagosur edhe një shtetas tjetër i huaj.

Pas ngjarjes, viktima është nxjerrë jashtë lokalit dhe është lënë pranë shezlongëve, deri në mbërritjen e shërbimeve të Policisë.

“Policia e Sarandës, konkretisht komisariati i Sarandës vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku vranë me thikë një turist portugez. Autori i kësaj ngjarje është arrestuar shtetasi Sokrat Vata, punonjës bodyguard në lokalin ku nisi fillimisht sherri. Sipas burimeve policore fillimisht sherri ka nisur brenda në lokal ku dy shtetas të huaj, dy francezë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për shkak të ngacmimit të një femre. Më pas ka ndërhyrë bodiguardi i lokalit për t'i ndarë. Në këto momente në konflikt është futur edhe shtetasi portugez i cili mbeti viktimë. Konflikti ka agravuar më pas jashtë ambienteve të lokalit ku dyshohet se 29-vjeçari Sokrat Vata ka qëlluar me thikë shtetasin portugez, duke e lënë të vdekur në vend. Madje burime nga policia bëjnë me dije se i plagosur lehtë në këmbë me thikë ka mbetur edhe një shtetas francez i cili u përfshi fillimisht me një bashkëkombës të tij pra në konflikt me njëri-tjetrin. Pas ngjarjes autori i kësaj ngjarje të rëndë Sokrat Vata është larguar me një automjet nga dy shtetas turq, një grua dhe një burrë turk, të cilët kanë deklaruar në polici se e njihnin autorin e vrasjes dhe e mbanin si bodyguard pas tyre dhe për këtë arsye e ka ndihmuar për t'u larguar, por arratia zgjati shumë pak pasi policia i lokalizoi dhe i arrestoi në Levan të Fierit”.

Sipas burimeve policore të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë qenë punonjës policie të cilët kryejnë punë të dytë, si bodiguard në lokale në jug të vendit dhe në Sarandë.

“Dhe ky punonjës policie është marrë në pyetje nga komisariati i policisë së Sarandës së bashku me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kallëzuar krimin dhe ka ndihmuar autorin e ngjarjes të largohet, pasi ka vrarë turistin portugez”.

Në total janë shoqëruar 38 persona nga komisariati i policisë së Sarandës dhe priten arrestime të tjera lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

“Dyshimet janë që bodigardët që punoninnë këtë lokal ku ndodhi ngjarja e rëndë, janë rekrutuar nga ish-administratori i klubit, ku ndodhi dhe konflikti dy ditë më parë ku u dhunua shefi i krimeve të komisariatit të Sarandës. Pra janë të njëjtit bodigardë që punojnë në dy lokale të ndryshme në jug të vendit, po ashtu dhe punonjës policie të cilët shërbejnë si punë të dytë, pra si bodiguard në klube”.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

“Sa i përket hetimeve të mëtejshme për vrasjen e portugezit, pritet të merret në pyetje edhe autori i ngjarjes, i cili fillimisht nuk ka pranuar të japë një dëshmi”.

Po ndodh...

ide