Fshehën autorin e vrasjes së portugezit/ Del fotoja e 31-vjeçares turke që drejtonte makinën
Kjo është 31 vjeçarja turke e cila së bashku me një tjetër shtetas turk ndihmuan autorin e vrasjes së portugezit Miguel Mendes, Sokrat Vatën, të largohej nga Ksamili.
Foto gjatë momentit të aksionit nxjerr zbuluar dhe fytyrën e gruas turke e cila ka qenë drejtuese e mjetit.
Makina ku ata po udhëtonin u ndalua në Levan të Fierit nga grupet e kontrollit që ishin ngritur në pikat kyçe të akseve kryesore të vendit pas vrasjes së ndodhur rreth orës 05:15 para ‘Principotes’ në zonën bregdetare të Ksamilit.
Arrestimi i Sokrat Vatës u bë 5 orë pas krimit të rëndë.
Policia po heton rolin e çiftit turk që drejtonte mjetin ku ishte fshehur autori vrasjes, pasi ka dyshimet se Sokrat Vata punonte edhe si truprojë e shtetasit turk. Deri tani mësohet se 38 persona janë shoqëruar nga Policia e Sarandës për tu marrë në pyetje.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128