I afruar me bujë këtë verë nga Vllaznia, futbollisti përfundon jashtë grupit

Bruno Brajkoviç po kalon një situatë gjithnjë e më të vështirë te Vllaznia. Mbrojtësi kroat, i afruar gjatë kësaj vere me jo pak bujë dhe si përforcimi i parë i merkatos së kuqebluve, prej disa kohësh duket jashtë planeve të trajnerit Edi Martini.
Pritshmëritë për 25-vjeçarin ishin të mëdha, por zhvillimet e fundit kanë bërë që statusi i tij në skuadër të ndryshojë ndjeshëm. Në ndeshjen e fundit kundër Vorës, Brajkoviç nuk ishte as në stol, një tjetër sinjal se mbrojtësi nuk po shihet si alternativë e afërt për formacionin.
Ndërkohë, edhe në seancën e fundit stërvitore kroati është parë duke u stërvitur individualisht, i shkëputur nga pjesa tjetër e grupit. Ajo që bie në sy është se prej disa kohësh Brajkoviç nuk po merr pjesë normalisht me grupin.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128