Heidi Baci i zë "karrigen" Megi Pojanit? Ish-banorja e “BBVA” pritet të marrë në drejtim “Për’puthen”, dy emra mjaft të njohur krah saj

18 August 2026, 23:43 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Heidi Baci i zë "karrigen" Megi Pojanit? Ish-banorja e

Vetëm dy ditë pas raportimeve që Megi Pojani nuk do të moderojë më “Për’puthen”, emri i banores “enigmë” të “BBVA” ka dalë në pah. Sipas raportimeve të Kryefjalës, thuhet se Heidi Baci do të jetë ajo që do të marrë në dorë drejtimin e programit të dashurisë.

Sipas të njëjta burimeve, krah Heidit pritet të jetë edhe Ronaldo Sharka, ndërsa një tjetër emër që i bashkohet projektit është Erjola Doçi, e cila thuhet se do të ketë rolin e opinionistes.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur akoma një reagim zyrtar për të konfirmuar ndryshimet e papritura në “Për’puthen”. Pritet që në vijim të zbulohet e vërteta. Sakaq, ditën e sotme u bë me dije se janë hapur aplikimet për të gjithë të interesuarit që duan të gjejnë dashurinë e jetës së tyre në një program televiziv si “Për’puthen”.

Deri në këtë moment, këto ndryshime nuk rezultojnë të jenë njoftuar zyrtarisht nga Top Channel, ndaj mbetet për t’u parë se kur do të bëhet prezantimi i plotë i ekipit të sezonit të ri.

Po ndodh...

ide