3 avionë nuk ulen dot në Rinas, mjegulla e dendur “pushton” të gjithë zonën

Moti i keq po shkakton probleme edhe në transportin ajror në vendin tonë.
Mëngjesin e sotëm një mjegull e dendur ka pushtuar të gjithë zonën e Rinasit dhe për këtë arsye avionët e kanë pasur të pamundur për tu ulur në pistë.
Mjegulla e dendur ka sjellë probleme në uljen e avionëve, ku siç shihet përmes këtyre fotove të shkëputura nga ‘Flight Radar’, 3 avionë nuk janë ulur ende për shkak të mjegullës të dendur. Kurse disa fluturime janë shtyrë dhe disa janë vonuar.
I gjithë rrethi i Krujës nga Thumana e deri në afërsi të Vorës është zgjuar nen petkun e një mjegulle të dendur, e cila krijon mjaft vështirësi në lëvizje. Dendësia e mjegullës është mjaft e madhe dhe shikueshmëria nuk është më shumë se pak metra. Të gjithë personat që udhëtojnë nga veriu për në Rinas, Tiranë apo anasjelltas duhet të tregojnë kujdes.

Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
