
32-vjeçari humb këmbën në aksident, s’merr dot 50 milionë lekët e dëmshpërblimit

Adriatik Llanaj, një qytetar 32-vjeçar nga Vlora, tregon për emisionin “Stop” se në vitin 2019 ka bërë aksident me motoçikletë dhe ka humbur njërën këmbë.
Ai thotë se i kalon ditët me shumë vështirësi, pasi përveç problemeve fizike aksidenti i ka dhënë edhe shqetësime emocionale. Adriatiku ka dëshirë të bëjë një kurs për berber.
Pas aksidentit, ka fituar gjyqin për dëmshpërblim ku e paditur ishte Byroja Shqiptare e Sigurimit. Shuma e përfituar është mbi 50 milionë. Por edhe pse ka marrë dy avokatë, asgjë nuk është bërë për të marrë paratë që i takojnë.
Avokati Romarjo Meminaj thotë se do të interesohet te Byroja Shqiptare e Sigurimit. Kolegia e tij është me leje lindjeje.
Gazetari i “Stop” u interesua te Byroja, por përgjigja e thatë që mori ishte se rasti do të shihet me përparësi.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128