
42 vjeçari nga Bilishti gjendet i dhunuar nga kalimtarët, dërgohet me urgjencë në spital

Një 42 vjeçar nga Bilishti është gjetur i dhunuar në rrugët e Tiranës, nga kalimtarët e rastit.
Policia e Tiranës bën me dije se shtetasi me inicialet R.K është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa hetimet kanë nisur.
Këtë të hënë, rreth orës 06:35 ky shtetas është gjetur nga kalimtarët e rastit në rrugën "Sokrat Miho", i shtrirë përtokë dhe me shenja dhune në trup.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën "Sokrat Miho", është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.
42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia e Tiranës.

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128