65-vjeçari i vë flakën qëllimisht banesës në Tiranë, lëndohet bashkëshortja

9 Korrik 2025, 15:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

65-vjeçari i vë flakën qëllimisht banesës në

Një 65-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi i ka vënë flakën qëllimisht banesës së tij, ku është dëmtuar bashkëshortja.

Në pranga ka rënë S. B., 65 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

Policia thotë se “dyshohet se për motive të dobëta, i ka vënë flakën një banese në pronësi të tij (aktualisht, e pabanuar). Si pasojë është dëmtuar bashkëshortja e tij, e cila mori ndihmë mjekësore, në spital”.

 

 

Po ndodh...