Aksident i rëndë në Bulqizë, përplasen dy makina, plagosen shoferët
12 Korrik 2025, 16:58 / AKTUALITET

Një aksident rrugor u shënua këtë pasdite në Bulqizë, në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re, ku dy automjete tip “Mercedes-Benz” u përplasën me njëra-tjetrën.
Për pasojë, janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Të dyja makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa përplasja ka rrezikuar edhe kalimtarët në trotuar dhe një shitës pranë vendit të ngjarjes.
Sipas banorëve të zonës, në këtë kryqëzim mungon sinjalistika rrugore, pavarësisht lëvizjes së dendur të automjeteve dhe kalimtarëve. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit kanë nisur.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


