Aksident i rëndë pranë Durrësit, drejtuesi humb kontrollin mbi mjetin, përfundon në gjendje të rëndë në spital

9 Maj 2024, 19:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë pranë Durrësit, drejtuesi humb kontrollin
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë-Durrës, pranë fshatit Gosë.

Mësohet se për pasojë është dëmtuar drejtuesi i një automjeti tip Volksëagen Passat, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit për shkak të shpejtësisë së lartë.

Raportohet se shoferi është transportuar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

 

Po ndodh...

ide