Aksident i rëndë tek Shkalla e Tujanit! Masivi shkëmbor bie mbi makinë, ka të plagosur

18 Qershor 2024, 18:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë tek Shkalla e Tujanit! Masivi shkëmbor bie mbi
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të Shkallës së Tujanit, në Tiranë, ku disa persona janë plagosur.

Mësohet se rrëshqitja e gurëve ka rrezikuar jetën e disa personave që udhëtonin me një fuoristradë. Sipas policisë, një masiv guri është shkëputur duke goditur makinën.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca, të cilët u kanë dhënë ndihmë duke i dërguar drejt spitalit Nënë Tereza.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128