Aksident në aksin Çermë-Divjakë, makina përplas motorin, përfundon në spital drejtuesi i saj!

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Divjakës.
Një automjet tip Benz ka goditur një motoçikletë në rrugën nacionale Çermë-Divjakë.
Mjeti tip Benz ka goditur mjetin tip motoçikletë dhe nga përplasja ballore e tyre drejtuesi i motoçikletës është plagosur rëndë.
Ambulanca e ndodhur në afërsi të vendit të ngjarjes e ka transportuar të dëmtuarin në spitalin e Lushnjes ku është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin si dhe po merr masa për disiplinimin e trafikut.
Sipas të dhënave të para nga vendngjarja drejtuesi i Benzit ka qenë në manovër parakalimi dhe ka përplasur motoçikletën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Benz për të hedhur dritë mbi rrethanat e aksidentit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


