Aksident në Librazhd, kampioni përplaset me veturën, 3 të plagosur

4 Janar 2024, 13:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Librazhd, kampioni përplaset me veturën, 3 të

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Murrash të Librazhdit.

Sipas raportimeve mediatike, një kamion është përplasur me një veturë.

Për pasojë, janë plagosur tre persona.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur "Ura e Murrashit", kamioni që drejtohej nga shtetasi G. T., banues në Maqedoninë e Veriut, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T., banues në Pogradec.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. T. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ky shtetas, të cilët janë dërguar në spital, për kujdes mjekësor.

Me shtetasin G. T. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

Po ndodh...