Aksidenti i rëndë në Korçë, 5 të plagosur dhe 1 person i bllokuar në mjet, policia jep detajet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Belorta, në Korçë.
Mvsohet se sipas informacioneve, janë përplasur 2 mjete me njëra-tjetrën. Sipas policisë deri tani raportohet për 5 të plagosur, ndërsa një shtetas është bllokuar në mjet.
Sakaq, policia dhe ambulanca ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi i policisë
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. M. Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë.
Të lënduarit po transportohen në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
-
Aksident i rëndë në Korçë, dyshohet për disa të plagosur
4 Shkurt, 17:49
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

