
Aksidenti me 16 shqiptarë të plagosur në Itali, reagon Ministria e Jashtme: Të lënduarit kanë ...

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Katania të Siçilisë. Një autobus me disa turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor rreth orës 16:00 ku mbetën të plagour 16 persona.
Në lidhje me ngjarjen ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme e cila bën me dije se të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Më tej në reagim thuhet se janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane. Ende nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidentit por dyshohet se shkak mund të ketë qenë një defekt i frenave.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari.
Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane.

Për paranojën dhe alibinë: "SPAK-u i partisë na e ka fajin"
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128