Aksidenti në Pogradec/ Përplasi për vdekje këmbësorin, shoferi braktisi mjetin, hoqi targat dhe u arratis!

16 Mars 2025, 19:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksidenti në Pogradec/ Përplasi për vdekje këmbësorin,

Detaje të reja dalin lidhur me aksidentin me vdekje që u regjistrua mbrëmjen e sotme në rrugën Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Mëmëlisht.

Sot rreth orës 18:45 një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.

55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Burime bëjnë me dije se autori ka braktisur mjetin pranë stacionit të trenit në qytetin e Pogradecit.

Mësohet se ky i fundit i ka hequr targat dhe është larguar duke e lënë mjetin në këtë zonë.

Policia konfirmon se është pikërisht ky mjet që ka bërë aksidentin dhe mësohet se është identifikuar edhe autori.

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.

55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në pranga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Aksidenti në Pogradec/ Përplasi për vdekje këmbësorin,

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128