
Trafikanti shqiptar i dënuar në Angli, Drejtësia Britanike pas ndihmës së SPAK për identifikimin: T'i bllokohen pasurit!

Autoritetet britanike të drejtësisë e kanë shtrirë deri në Shqipëri gjuetinë ndaj pasurive të Ermal Bibës, një 41-vjeçari nga Lezha të dënuar në vendin e tyre si drejtues i një grupi kriminal të trafikut të drogës.
Pasi ka kërkuar ndihmën e SPAK-ut për identifikimin e pasurive të 41-vjeçarit Biba në Shqipëri, pala britanike kërkon bllokimin e tyre, deri në nxjerrjen e një urdhri konfiskimi.
Gjykata e Posaçme i ka dhënë “dritë jeshile” kërkesës së SPAK-ut për ekzekutimin e një letërporosie të partnerëve britanikë ndaj Bibës.
Në vendim, Gjykata e Posaçme ngarkon Strukturën e Posaçme, SPAK, të marrë masa për mostjetërsimin e një banese 2-katëshe në Lezhë dhe një automjeti “Mercedes Benz SLK”, si edhe të bllokojë të gjitha shumat monetare, prona dhe llogari bankare në Shqipëri të mbajtur qoftë ligjërisht, apo si përfitues nga Ermal Biba.
41-vjeçari është dënuar në gusht të vitit 2023 nga Gjykata e Kurorës në Leeds, Mbretërinë e Bashkuar, me 13 vjet e 6 muaj burg.
Sipas gjykatës, ai kishte organizuar furnizimin me të paktën 5 kg kokainë në Harrogate gjatë periudhës nga shtatori 2019 deri në maj 2022, si dhe me bashkëpunëtorët e tij prodhuan 144 kg kanabis.
Sipas autoriteteve britanike, përfitimi financiar i Bibës dhe bashkëpunëtorëve të tij nga trafiku i drogës kapte vlerën e 1.48 milionë paund britanikë.
Për drejtësinë e Mbretërisë së Bashkuar, Ermal Biba ishte kreu i një rrjeti të organizuar, ku ishin të përfshirë edhe disa shqiptarë, një shtetas britanik dhe një polak, të cilët trafikonin drogë në Harrogate, Yorkshire.
Në dhjetor të vitit 2024 në gjyqtar i Gjykatës së Kurorës në Leeds nxori një urdhër sekuestroje ndaj pasurive të Bibës dhe se gjatë vitit 2025 në këtë gjykatë do të zhvillohet një seancë për konfiksimin.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia


Teatri politik me listat e PS dhe PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128