Tragjedia në Koçan/ Arrestohet drejtori i kompanisë që menaxhonte diskotekën “Pulse”

16 Mars 2025, 22:58 / BOTA ALFA PRESS

Tragjedia në Koçan/ Arrestohet drejtori i kompanisë që

Është arrestuar Aleksandar Karadakoski, pronari i kompanisë “MMMM Cafe Doel Koçani”, e cila menaxhonte diskotekën “Pulse”, njoftoi Televizioni Telma.

Kompania kishte një llogari bankare të bllokuar dhe u krijua në 29 maj 2020.  Karadakoski është edhe drejtor i kompanisë.  Sipas shifrave të fundit, kompania ishte në të kuqe në vitin 2023 prej rreth 3000 euro.

Në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur të paktën 59 persona kurse janë lënduar qindra persona të cilët janë vendosur nëpër spitalet e Shkupit, Shtipit dhe Koçanit. Mes të plagosurve është dhe këngëtari Vlladimir Blazev-Panço që po performonte me grupin ADN. Këngëtari  ka djegie në fytyrë dhe dorë dhe ndodhet në mbështetje oksigjeni, kanë informuar familjarë të artistit.

Informacionet e para janë se vendi ku është organizuar festa fatale për të rinjtë nuk ka pasur kushte sigurie dhe nuk ka qenë adekuate për pranimin e aq numrit të madh të njerëzve, saqë thuhet se ka pasur, nga 1500-1700 persona.

Sipas gjetjeve fillestare, zjarri u shkaktua nga xixëllonja/spërkatës të përdorura për efekte vizuale skenike, të cilat ndezën pjesën e çatisë prej materiali të ndezshëm” trarë druri”.

Pasdite vonë u konfirmua se në mesin e viktimave në tragjedinë e Koçanit janë edhe 5 anëtarë të grupit muzikor DNK. Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski 4 anëtarët e grupit muzikor DNK si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov humbën jetën në tragjedinë e mbrëmshme në diskotekën PULS në Koçan.

Lajmin e bënë të ditur anëtarë të grupit DNK të cilët para pak çasteve, publikuan fotografitë e anëtarëve të tyre.

Në këtë ngjarje tragjike jetën humbi edhe futbollisti i Klubit Shkupi. Bëhet fjalë për Andrej Llazarovin.

Objekti i djegur në Koçan sipas të dhënave publike të Kadastrës ka hapësirë të përgjithshme rreth 360 metra katrorë në një parcelë prej gjithsej 970 metra katrorë.

Fletëpronësia, sipas të dhënave të Agjencisë së Kadastrës evidentohet në emër të Millkovski Andon Grozdan, megjithatë nuk dihet nëse emri që figuron në fakt është edhe pronari i objektit.

Prej të dhënave të deritanishme, objekti ka pasur dy hyrje-dalje, një kryesor, ndërsa një të cilin e kanë përdorur stafi dhe personat VIP. Informacionet tona flasin se klubi ka funksionuar me licencë të falsifikuar e cila mbante firmën e ish sekretares shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Razmena Çekiç Duroviq.

Funksionin e sekretares shtetërore, Duroviç e ka ushtruar gjatë kohës që me ministrinë ka udhëhequr Kreshnik Bekteshi.

 

Po ndodh...