
Renato Kumrija denoncoi pazarin e Flamur Nokës me listat, reagon PD: Ishte kriter ligjor!

Partia Demokratike ka sqaruar arsyet pse ka zhvendosur nga listat e kandidatëve për deputetë të qarkut të Elbasanit, Renato Kumrija.
Në një deklaratë për mediat, PD thotë se zhvendosja e kandidatëve të qarkut Elbasan është një detyrim ligjor dhe është bërë me qëllimin e vetëm të pajtueshmërisë me kriteret ligjore dhe mbikqyrjen e tyre nga KQZ.
Sipas PD, ligji zgjedhor e parashikon se në cdo 3 kandidatë 1 duhet të jetë zonjë.
Gjithashtu, PD thotë se ky zëvendësim është bërë pasi është ridiskutuar e gjithë lista e hapur e kandidatëve të Qarkut, dhe janë konsideruar edhe përfaqësimet zonale.
Ky zëvendësim nuk ka asnjë lidhje me kriteret e primareve, apo me arsye të tjera”, thuhet në deklaratën e PD.
Gjatë ditës së diel, Renato Kumrija, i cili ka dalë i treti në primaret e Partisë Demokratike për qytetin e Elbasanit dhe i teti në nivel qarku denoncoi përmes një mesazhi në rrjetet sociale, heqjen e nga lista e kandidatëve për deputetë që sipas tij u bë me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.
Kumrija e quajti këtë vendimmarrje, si një qëndrim personal të Nokës, në shkelje të statutit të PD-së.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia


Teatri politik me listat e PS dhe PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128