Ambasadori i BE në Shqipëri: Reforma në drejtësi është e pakthyeshme! Zbatimi i saj ka vëmendjen dhe mbështetjen tonë

4 Mars 2025, 22:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ambasadori i BE në Shqipëri: Reforma në drejtësi

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka bërë me dije këtë të martë (4 mars 2025) se mbështetja e Unionit për reformën në drejtësi dhe prodhimet e saj është ende aktive dhe e palëkundur.

“Besimi eshtë një bindje që duhet të ushqehet vazhdimisht. Ai nuk mund të konsiderohet i dhënë. Kjo do të thotë se, ndërkohë që reforma në drejtësi është e pakthyeshme, zbatimi i saj kërkon vëmendjen dhe mbështetjen tonë të qëndrueshme. Sigurimi i pavarësisë dhe integritetit të gjyqtarëve është një detyrë dhe një përpjekje e përhershme”,- tha Gonzato në në tryezën e organizuar nga Ambasada e Holandës dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Për kryediplomatin e Bashkimit Evropian në Shqipëri “përgjegjësia dhe pavarësia janë në qendër të çdo shoqërie demokratike të qeverisur nga shteti i së drejtës”.