Anila Hoxha zbulon detaje të reja: Kujt i përket ADN-ja e gjetur në makinën që u përdor për sulmin ndaj Top Channel?

31 Mars 2023, 16:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Anila Hoxha zbulon detaje të reja: Kujt i përket ADN-ja e gjetur

Gazetarja investigative Anlia Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me hetimet për sulmin e kryer disa ditë më parë ndaj Top Channel.

E ftuar në emisionin “Zona Zero” , Hoxha deklaroi se profili i ADN-së që u gjet në makinën “Range Rover” që u përdor nga autorët gjatë sulmit terrosit, është dërhguar drejt Interpolit dhe Europolit, me shpresën se mund të gjendet një përputhje.

Ajo shtoi se tashmë është e sigurt që i përket autorëve, pasi është bërë krahisimi me ADN-në e efektivëve të policisë të cilët grumbulluan provat.

“Në drejtim të Interpol dhe Europol në Hagë dhe në Lion janë dërguar për të bërë krahasime për profilin e ADN-së që u gjet në vendngjarje. Dyshimet se kjo shenjë mund t’i përkiste një nga efektivëve të policisë që po kryenin hetimet mbledhjen e provave, pra të kenë prekur aksidentalisht, por kjo është përjashtuar pasi janë bërë krahasimet.

Tani do duhet të shpresohet që një profil i ngjashëm ADN-je të jetë në arkivat e tyre. Kjo është përdorur dhe në zbardhjen e vrasjes së Artan Cukut. Në arkivat e policisë shqiptare nuk është gjetur gjë, sepse arkivat tona janë shumë të reja. Në pjesën e parme të makinës u shpresua të gjendej ndonjë gjurmë kapilare apo biologjike, megjithatë asgjë nuk u gjet. Kjo pjesë e makinës nuk ishte djegur, por ndërhyrja e zjarrfikëses kishte fshirë shumë prova. Lajmi gjithsesi është gjetja e atij profili ADN-je. Po gjurmohen kamera sigurie të bizeneseve, të cilat kanë treguar dinamikën e makinës, që u bë publike dhe përmes një njoftimi nga policia.”- deklaroi Anila Hoxha.