Automjeti përplas motorin, 21-vjeçari përfundon te Trauma
2 Qershor 2024, 21:50 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kullë në Sukth, ndërsa ka mbetur i plagosur një 21 vjeçar.
Ky i fundit është transportuar drejt spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore. Policia tha se ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:25, në fshatin Kullë, Sukth, automjeti me drejtues shtetasin B. H., 48 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 21 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi B. H, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
-
-
-
Mbyllen votimet në Preshevë e Bujanoc
2 Qershor, 21:23 -
-
-
Mbyllen votimet në Preshevë e Bujanoc
2 Qershor, 21:23
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



