
Behar Bajri mbetet në burg, Apeli refuzon lirimin për të akuzuarin si vrasës me pagesë! Biznesmeni Gjoka i ofroi 120 mijë € për ekzekutimin e...

Behar Bajri do të qëndrojë në burg. Sot Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të lërë në fuqi vendimin e GJKKO-së e cila në nëntor 2023 caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’
Behar Bajri u ekstradua nga Franca nën masa të rrepta sigurie më 16 nëntor 2023. Ndaj tij rëndojnë 7 akuza, mes tyre vrasje me pagesë, grup kriminal.
Ai u arrestua më 4 shtator 2023 në një lokal në Strasburg, pasi ishte shpallur në kërkim në muajin korrik 2023 për llogari të dosjes “Metamorfoza”.
Hetimet nisën në vitin 2019 pas informacioneve nga autoritetet holandeze, belge dhe franceze që zbardhën komunikimet mes anëtarëve të grupit në rrjetet Enchro Chat dhe Sky.
Në këto mesazhe, biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar në kuadër të operacionit "Metamorfoza' i ka kërkuar 43-vjeçarit Behar Bajri të vriste për 120 mijë € Klenthi Musabelliun, ish punonjës i policisë së burgjeve.
Vendimi i Apelit u dha nga gjyqtarja Saida Dollani.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia


Teatri politik me listat e PS dhe PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128