Dëmtoi me vinç mbikalimin e ‘Urës së Bahçallëkut’, e pëson drejtuesi i kamionit

3 Shkurt 2023, 14:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dëmtoi me vinç mbikalimin e ‘Urës së

Zbardhen detaje nga ngjarja që ndodhi sot në ‘Urën e Baçallëkut’ në Shkodër, ku u shemb mbikalimi i këmbësorëve. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar.

Policia bën me dije se shkak i këtij incidenti ishte bërë një kamion ku sipas tij ishte një vinç. Ndërkohë, policia identifikoi dhe nisi procedimin penal për shoferin e mjetit, 60-vjeçarin me inicialet S. Sh.

NJOFTIMI I POLICISE

Identifikohet, shoqërohet dhe procedohet penalisht, drejtuesi i kamionit, i cili duke transportuar një vinç, dyshohet se aksidentalisht goditi mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e mbikalimit të këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, ju bëjmë me dije se gjatë veprimeve të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi S. Sh., duke transportuar një vinç, me kamion, dyshohet se aksidentalisht vinçi ka goditur mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, duke e rrëzuar pjesërisht atë.

Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. Sh., 60 vjeç, banues në Shkodër.

Mjetet kamion dhe vinç janë bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet e tjera procedurale për këtë rast.

 

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128