Dëshmitarët flasin pas aksidentit të rëndë: Para disa vitesh, makina më vrau gruan në oborr
24 Maj 2024, 09:02 / AKTUALITET

Pas aksidentit të rëndë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, dëshmitarët kanë treguar më tepër detaje.
Sipas tyre, zhurma ka qenë e madhe, teksa shtojnë se ende po kërkojnë për shoferin, i cili nuk gjendet askund. Ndër të tjera ata treguan se aksidentet në këtë zonë janë të shpeshta.
“Përplasja e madhe, i mori hekurat përpara. Kështu bëhet gjithmonë një herë në pesë ditë. Makina ma vrau edhe gruan në oborr para disa vitesh”, tha njëri prej banorëve vendas.
“Ku është djali, nuk është gjallë ai”/ Nëna e traumatizuar kërkon të birin pas aksidentit, humb ndjenjat
“Shoferi nuk gjendet. Po e kërkojmë me elektrik dore”, tha dëshmitari.
Sipas banorëve vendas vendi ku ndodhi aksidenti është njollë e zezë, pasi kanë humbur jetën disa persona.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

