DETAJE/ Ish-shoferi i Ardi Veliut, bashkëshortja dhe vajza e tij, trafikonin diamante, bizhuteri floriri dhe para cash
14 Qershor 2023, 14:11 / AKTUALITET

Ish-shoferi i drejtorit të Policisë, Ardi Veliu është arrestuar bashkë me gruan dhe vajzën në një operacion të SPAK për disa akuza.
Operacioni ka të bëjë me goditjen e një grupi kriminal të akuzuar për trafik të sendeve me vlerë dhe pastrim parash.
Ish-shoferi, Sokol Idrizi, i cili mësohet se ka qenë nën hetim dhe i pezulluar nga detyra, është arrestuar me bashkëshorten dhe vajzën, një ish-studente në Francë. Mes të arrestuarve janë dhe dy policë të Portit të Durrësit.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se ata kryenin trafik të sendeve me vlerë, si diamante, bizhuteri floriri dhe madje dhe para cash përmes portit të Durrësit. Operacioni është në vijim, teksa në orët në vijim pritet të ketë dhe informacione zyrtare.
-
-
-
Foto/ Ja kush është bashkëshorti i gazetares së njohur, Eni Vasili!
14 Qershor, 12:58
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



