Dha dorëheqjen por u pendua, çfarë mase mori ILD për gjyqtarin Sinanaj?

21 Shkurt 2024, 22:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dha dorëheqjen por u pendua, çfarë mase mori ILD për
Pak kohë më parë emisioni“Stop” në Tv Klan transmetoi problematikën me gjyqtarin e Vlorës, Hektor Sinanaj. “Stop” tregoi pasaktësitë dhe fshehjen e pasurisë së tij ndër vite. Gjatë punës si avokat në Vlorë për vitet 1992-2000 Hektor Sinanaj kishte deklaruar 170 milionë lekë të vjetra, por Sinanaj si avokat nuk figuronte si subjekt i regjistruar.

Po kështu gjyqtari kishte probleme me një banesë të dhuruar nga e ëma, një makinë të dhuruar pa deklaruar dhuruesin, apo të ardhurat nga një bilardo. Sinanaj është dhe pronar edhe i një ndërtese 3 katëshe përballë gjykatës së Vlorës, objekt i ndërtuar pa leje, e me origjinë trualli të dyshimtë. Në këtë godinë gjyqtari jep zyra me qira për avokatë e psikologë të cilët i “furnizon” me puna nga gjykata.

Pas këtij transmetimi gjyqtari Sinanaj bëri publik teksin e dorëheqjes drejtuar KLGJ-së, prej të cilit u tërhoq pak ditë më vonë. Në këtë pikë ILD me procedurë të përshpejtuar i ka kërkuar KLGJ-së shkarkimin e këtij gjyqtari dhe ndjekjen penale, sipas fakteve të publikuara në “Stop”. Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës edhe pse ka një kallëzim për Sinanajn për fshehje të ardhurash, akoma nuk ka nisur asnjë hetim./TvKlan

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128