Gjuetia e thesareve/ Dhunohen varret Ilire të Selcës për herë të dytë brenda dy muajsh

Varret Monumentale Ilire të Selcës së Poshtme në Mokër kanë rënë pre e gjuetarëve të materialeve të çmuara dhe thesareve të lashta.
Pasditen e së dielës është raportuar se në njërin nga varret monumentalë janë gërmuar dy gropa të thella të cilat, sipas dyshimeve, janë bërë për të kërkuar objekte dhe metale me vlera arkeologjike.
Burimet për A2 shtojnë se kjo është hera e dytë brenda 2 muajsh që këto varre dhunohen nga persona ende të paidentifikuar.
Për rastin e parë është referuar situata tek inspektori i policisë së zonës, por nuk ka pasur asnjë rezultat, për të mbërritur tek ngjarja e sotme.
Gropat janë konstatuar nga banorë të zonës, sipas tyre hyrja e personave të paatuorizuar në këtë zonë të rëndësishme arkeologjike është shumë e lehtë, pasi ajo nuk ka asnjë element sigurie.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


