“Kështu ma dha truri”/ Ky është Asqeri Mandri, i riu që rrihte dhe mbante të izoluar gruan në Tiranë

Asqeri Mandri, 34-vjeç, u arrestua këtë të martë nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar gruan dhe e ka mbyllur në banesë duke e monitoruar me kamera.
Ai kishte 6 muaj që ishte kthyer nga Gjermania dhe vetëm pas kthimit kishte nisur të monitoronte me kamera të gjitha ambientet e shtëpisë. Në çdo dhomë kishte vendosur nga 3 kamera në kënde të ndryshme, përfshirë edhe ambientet jashtë.
Mandri vijon të jetë i papunë që pas kthimit nga Gjermania, ndërsa fillimisht ka tentuar të pengojë për të punuar edhe bashkëshorten, e cila për 2 javë nuk ka shkuar në punë prej xhelozisë.
Në deklarimet e tij, lidhur me rastin Mandri është shprehur se “kështu ma dha truri”.
Çifti janë prindër të 4 fëmijëve, të cilët bashkë me nënën kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


