Dhunoi një polic në rrugë dhe një tjetër në komisariat, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë
14 Nëntor 2024, 12:47 / AKTUALITET

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27 vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë. I riu me iniciale D.D. pasi ka kundërshtuar gjatë shërbimit një punonjës të Komisariatit të Policisë Rrugore ka goditur në ambientet e komisariatit një punonjës tjetër policie.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar gjatë shërbimit një punonjës të Komisariatit të Policisë Rrugore, si dhe në komisariat ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës tjetër policie.”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

