Dibër/ 13-vjeçari u mbyt tragjikisht në liqen, banorët: Pamë çorapen dhe nisëm kërkimin

Një fëmijë 13 vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht pasditen e djeshme në liqenin e fshatit Shumbat në Dibër.
Trupi i pajetë i 13 vjeçarit me inicialet E.S është gjetur rreth mesnatës nga banorë të fshatit të cilët kishin dalë për ta kërkuar pas alarmit të dhënë nga familjarët e 13 vjeçarit që ai nuk ishte kthyer në shtëpi. Menjëherë është njoftuar edhe policia e Dibrës e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur kërkimet bashkë me banorët.
Banorët tregojnë ngjarjen se si e kanë gjetur, ndërsa dyshojnë se ai mund të jetë mbytur aksidentalisht pasi mund të ketë rrëshkitur në pjesën anësore të liqenit e cila është prej betoni.
"Ishin pantoflat dhe çorapja dhe nisëm kërkimin me elektrik mu këtu. Shikoni çorapen e djalit. Erdhi çuni këtu dhe ka hyrë. E kërkoi gjithë rinia e fshatit. Nga çorapja nisëm të kërkonim. U hodh një çun i ri, e pa, thirri ambulancën. Babain e ka në emigrim."-tha banori.
Por ky nuk është rasti i vetëm pasi banorët tregojnë se edhe më parë në këtë liqen janë mbytur edhe 2 fëmijë të tjerë të moshave 14 e 15 vjeç.
"E ka kërkuar nëna, e nisën ta kërkonin të gjithë. Shkoi vetë. Janë mbytur dhe disa fëmijë të tjerë në këtë lagje. Kur doli te xhamia ka rënë, sesi e ku, u mblodhën krejt.",-u shpreh një banore tjetër e zonës.
Policia e Dibrës ka nisur hetimet për rastin e fundit për të zbuluar nëse 13 vjeçari ka patur arsye të tjera apo është mbytur vërtetë aksidentalisht.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
