Dorëheqja e Elsa Toskës, Parlamenti hap garën për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

1 Tetor 2024, 18:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dorëheqja e Elsa Toskës, Parlamenti hap garën për
Parlamenti hap procedurën për plotësimit e vendit vakant, të krijuar pas dorëheqjes së gjyqtares, Elsa Toska.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit thuhet se “hapet procedura e aplikimit për vendin vakant, mandat plotësues, për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit përpara afatit të mandatit të gjyqtares Znj. Elsa Toska, i cili përfundon më datën 14.11.2028.

Elsa Toska u zgjodh anëtare e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2019, për një mandat të plotë 9-vjeçar. Por, dy javë më parë ajo njoftoi zyrtarisht doreheqjen nga pozicioni, për “arsye familjare”.

Pas dorëheqjes, trupa e Gjykatës Kushtetuese shpalli vakancën dhe njoftoi organin e emërtesës së zonjës Toska për të vijuar me procedurat për zëvendësimin e saj. Tashmë, Parlamenti ka shpallur zyrtarisht thirrjen për aplikime për zëvendësimin e ish-gjyqtares Toska. Sipas njoftimit të Parlamentit, aplikimet duhet të dorezohen deri në datën 28 Tetor 2024.

Dorëheqja e Elsa Toskës, Parlamenti hap garën për

Dorëheqja e Elsa Toskës, Parlamenti hap garën për

Po ndodh...