
Drejtësia/ Kreu i SPAK: Kemi hetime të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit

SPAK është gati të jap produktin për të cilin u krijua. Kreu i këtij institucioni, Arben Kraja, gjatë një takimi me përfaqësues të Bashkimit Europian dhe institucioneve të Drejtësisë në vend, paralajmëroi hetime shumë të rëndësishme në luftën kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit.
“SPAK është tani e konsoliduar si strukturë dhe është në një fazë delikate që të kapërcejë problemet e fillimit dhe të japë produktin e nevojshëm. Situata është që të gjithë janë tepër intensivë dhe aktivë në ushtrimin e detyrës. Kemi shumë hetime të rëndësishme në vijim për pastrimin e parave, korrupsionin dhe tani është momenti të ecim përpara. Niveli që kemi arritur në bashkëpunim është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Kemi 20 skuadra të përbashkëta hetimore që kryejnë hetime me vendet e BE-së”, tha Kraja.
Sipas tij “Vendi ynë ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme që ka të bëjë me integrimin në BE. Edhe institucionet e zbatimit të ligjit kanë një rol shumë të rëndësishëm se jemi në një stad pak më të lartë. Do kërkohet edhe produkt, jo thjeshtë të kemi institucione. Duke përfshirë edhe situatën e kriminalitetit që ndodhet në Shqipëri që kërkon një reagim të fuqishëm të zbatimit të ligjit”- tha Kraja.
-
-
Zgjedhjet e vitit 2021 shtuan biznesin e televizioneve në Shqipëri
23 Shtator, 10:43 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128