Drejtuesi sapo e kishte blerë, merr flakë në lëvizje e sipër automjeti në Tiranë. Po lëvizte me targa provizore...

31 Mars 2023, 17:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Drejtuesi sapo e kishte blerë, merr flakë në lëvizje e

Një automjeti është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje e sipër pasditen e sotme në Rrugën e Dibrës në kryeqytet.

Policia bën me dije se automjeti ishte blerë sot në një pikë koncesionare automjetesh dhe drejtuesi ka qenë duke lëvizur me targa provizore.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë

Me datë 31.03.2023, në Rrugën e Dibrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Ll.

Automjeti është blerë ditën e sotme nga një koncensionar automjetesh dhe drejtuesi i tij po qarkullonte me targa provizore.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128