E fundit/ Hakerat nxjerrin sekretet e policisë!

Grupi i hakerave “Homeland Justice’ ka publikuar dokumente të tjera nga skedarët e policisë. Bëhet fjalë për persona të dyshuar kontingjentë të përfshirë në krime. Plot 1.7 giga informacion kriminal i sistemit policor Memex u publikua sot nga hakerat duke vënë sërish në pikëpyetje të madhe sigurinë publike.
Ndërkohë vetëm rreth 2 javë më parë, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” publikoi video nga disa pika kufitare dhe dhoma shoqërimi në komisariate. Më herët ata kishin publikuar listën e personave të shpallur në kërkim nga policia e Vlorës dhe Tiranës, të dhënat nga sistemi TIMS për hyrje-daljet e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe planet për atentate ndaj ish-kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Që prej vitit 2021, autoritetet shqiptare janë përballur me sulme kibernetike.
Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të 2022, i cili bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
