E pazakontë në Shkodër! I dehur në timon po lëvizte në sens të kundërt, arrestohet i riu
9 January 2024, 14:08 / AKTUALITET

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi qarkullonte me një automjet që e drejtonte në gjendje të dehur. Policia bën me dije se i riu ishte gjithashtu duke drejtuar mjetin në sens të kundërt të lëvizjes, në sheshin “Balshaj”.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin F. B., 26 vjeç, pasi qarkullonte me një automjet që e drejtonte në gjendje të dehur, në sens të kundërt të lëvizjes, në sheshin “Balshaj”.“- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

