E rëndë në Maliq/ Shkoi për të punuar në hidrocentral, humb jetën një person

21 Shkurt 2026, 13:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë në Maliq/ Shkoi për të punuar në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Maliq, ku një 58-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën teksa shkonte për të punuar në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, i punësuar si inxhinier, sapo kishte mbërritur në vendin e punës kur është ndjerë keq.

Dyshohet se ai ka pësuar një infarkt, duke ndërruar jetë menjëherë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Po ndodh...

ide