“Qindra patronazhistë ndiqnin demokratët”, Berisha thirrje protestuesve: Sulmoni dhe zhvishini të gjitha ‘maskat’ në protestë

21 Shkurt 2026, 12:51 / POLITIKË ALFA PRESS

“Qindra patronazhistë ndiqnin demokratët”, Berisha thirrje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar protestën e opozitës, duke zbuluar detaje nga një takim me një delegacion të Parlamentit Europian që vizitoi Shqipërinë.

Berisha tha se gjatë bisedës pati pretendime se opozita kishte probleme me integrimin europian, por sipas tij, kryetari i delegacionit i dha “përgjigjen e merituar”, duke theksuar se Partia Demokratike dhe drejtuesi i saj janë partnerë të besuar.

Teksa iu përgjigjej qytetarëve në ‘Facebook’, Berisha akuzoi mazhorancën për organizim dhe provokime ndaj protestuesve, duke pretenduar se në protestë janë përdorur persona të infiltruar dhe patronazhistë civilë për të ndjekur demokratët. Berisha theksoi se protesta e opozitës është paqësore, por paralajmëroi se personat që, sipas tij, shkojnë për të provokuar do të përballen me reagimin e protestuesve.

“Më lejoni t’ju informoj për një bisedë që u zhvillua me delegacionin e PE që erdhi në Shqipëri. Në atë bisedë pati një person të mashtruar, i cili tha se opozita ka probleme me integrimin. Kryetari i këtij delegacioni i ktheu përgjigjen e merituar. Ai tha se PD dhe kryetari i PD janë partnerë të besuar. Ne presim ta hedhim në Lanë këtë kryetar, kapo të organizatës. Këta janë bandë dhe ftoj çdo qytetar të sulmojë çdo maskë. Do të marrin urdhër protestuesit që çdo të maskuar ta zhveshin, ta kenë objekt dhe ta sulmojnë për t’i hequr maskën. Dje kanë përdorur me qindra patronazhistë civilë që ndiqnin demokratët. Edhe ata do të ndëshkohen në vend. Protesta jonë është paqësore. Ata që vijnë për të provokuar do të marrin ndëshkimin siç e meritojnë.”, tha Berisha.

Po ndodh...

ide