Urgjenca e Beratit e mbuluar nga myku, denoncimi: Vijmë për t’u shëruar, sëmuremi më shumë!

21 Shkurt 2026, 11:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Urgjenca e Beratit e mbuluar nga myku, denoncimi: Vijmë për t’u

Një qytetar ka denoncuar gjendjen aktuale në urgjencën e Berat, duke e cilësuar situatën si katastrofike.

Sipas raportimit të tij, ambientet e urgjencës ndodhen në kushte të rënda higjieno-sanitare, me mure të plasaritura, lagështirë të dukshme dhe prani myku.

Gjithashtu, në disa pjesë suvaja është e rënë, duke krijuar një pamje të amortizuar dhe të papërshtatshme për një institucion shëndetësor.

“Vijmë për t’u shëruar dhe sëmuremi më shumë,” shprehet qytetari, duke ngritur shqetësimin për rrezikun që këto kushte mund të paraqesin për pacientët dhe stafin mjekësor.

Ai i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për përmirësimin e kushteve në urgjencën e qytetit pasi shëndetësia është sektori që përfiton më shumë nga buxheti i shtetit dhe situata të tilla vënë në pikëpyetje menaxhumin e parave publike.

“Kjo eshte gjendja aktuale e urgjences se Beratit. Katastrofe. Vijme per tu sheruar semuremi me shume Muri i plasaritur me lageshtire dhe myk Suvaja e rënë”. 

Po ndodh...

ide