Protesta e opozitës/ Akuzohen se hodhën lëndë piroteknike, molotovë dhe sende të forta drejt policisë, 18 të arrestuar. Procedohet deputeti Balliu

Policia e Tiranës ka dalë sot me një njoftim zyrtar për protestën e opozitës, që u mbajt mbrëmjen e djeshme. Burime zyrtare sqarojnë se janë identifikuar 46 persona, që akuzohen si të implikuar në veprime të paligjshme, si hedhja e lëndëve piroteknike, molotovëve apo dhe sendeve të forta, ndërkohë që 18 prej tyre janë arrestuar.
Sakaq, mes personave të proceduar penalisht është dhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili akuzohet si organizator i protestës.
NJOFTIMI I POLICISE
Hodhën lëndë piroteknike, molotovë, dhe sende të forta si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 46 shtetas. Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 28 të tjerët. Sekuestrohen 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Strukturat e Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me veprimet e kundraligjshme të kryera nga një grup protestuesish gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga subjekti politik Partia Demokratike, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin marrë masa për ruajten e institucioneve shtetërore, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve përrreth territorit ku po kryehej tubimi, si dhe kanë hedhur drejt punonjësve të polciisë dhe institucioneve lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta drejt tyre, arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. K., 19 vjeç, D. G., 32 vjeç, A. I., 42 vjeç, V. I., 22 vjeç, E. Xh., 18 vjeç, K. N., 23 vjeç, R. I., 20 vjeç, E. C., 46 vjeç, R. P., 26 vjeç, M. K., 31 vjeç, A. D., 31 vjeç, K. K., 45 vjeç, F. D., 23 vjeç B. B., 23 vjeç, A. D., 53 vjeç dhe 3 shtetas të mitur;
Si dhe proceduan penalisht 27 shtetas të tjerë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B, deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Do ta kërkoni (Bashën), Vlorën Gjeneral
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128