Ortekët në Austri, shkon në 5 numri i të vdekurve

Numri i viktimave nga ortekët që goditën Austrinë të premten është rritur në pesë, pasi një nga personat e plagosur ndërroi jetë në spital, njoftuan autoritetet. Sipas policisë tiroleze, dy persona u rrëmbyen nga një ortek në vendpushimin e skive St. Anton am Arlberg dhe u gjetën më vonë të pajetë. Tre persona të tjerë u nxorën të gjallë nga dëbora, por njëri prej tyre humbi jetën më vonë në spital si pasojë e plagëve të marra. Autoritetet nuk kanë bërë publike identitetet, moshat apo kombësitë e viktimave.
Në një incident të veçantë në Klösterle, një shtetas zviceran 39-vjeçar humbi jetën teksa po bënte snowboard së bashku me një gjerman 47-vjeçar. Sipas policisë, 39-vjeçari u rrëmbye nga një ortek rreth 250 metra larg partnerit të tij dhe u varros nën dëborë, ndërsa 47-vjeçari shpëtoi pa lëndime.
Një tjetër ngjarje tragjike u regjistrua në Nauders, ku një 42-vjeçar gjerman vdiq pasi u përfshi nga një ortek gjatë skijimit jashtë pistës me djalin e tij 16-vjeçar. I mituri u shpëtua me lëndime të rënda dhe u dërgua për trajtim mjekësor.
Autoritetet austriake kanë paralajmëruar për rrezik të lartë ortekësh në disa rajone alpine, duke u bërë thirrje skiatorëve dhe turistëve të shmangin zonat jashtë pistave të shënuara dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë.
Po ndodh...
ide
Do ta kërkoni (Bashën), Vlorën Gjeneral
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128