Mbrojtësi i Romës pranë transferimit me kosto zero te Juventusi

Mbrojtësi turk Zeki Çelik pritet të largohet nga Roma në fund të sezonit si lojtar i lirë, për t’iu bashkuar Juventus për edicionin e ardhshëm.
Sipas raportimit të La Stampa, negociatat për rinovimin me klubin verdhekuq kanë ngecur për shkak të diferencës së madhe financiare mes palëve.
Roma ka ofruar rreth 2 milionë euro në sezon plus bonuse, ndërsa mbrojtësi kërkon një pagë pranë 4 milionë eurove.
Kjo situatë ka shtyrë Juventusin të veprojë shpejt, duke bllokuar lojtarin dhe arritur një marrëveshje paraprake që ai të vihet në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti.
Çelik, i lindur në vitin 1997, ka regjistruar deri tani 31 ndeshje këtë sezon, me një gol dhe katër asistime.
Transferimi i tij do të konsiderohej një lëvizje strategjike për mbrojtjen bardhezi, ndërsa Roma do të detyrohet të rikthehet në merkato për të rindërtuar krahët e mbrojtjes.
Po ndodh...
ide
Do ta kërkoni (Bashën), Vlorën Gjeneral
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128