U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

21 Shkurt 2026, 09:56 / POLITIKË ALFA PRESS

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu

Gjykata e Posaçme liroi nga qelia ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm, (21 shkurt) pasi gjykata pranoi kërkesën e Jurgys Çyrbjas, për shuarjen e masës së sigurisë.

E njëjta kërkesë u depozitua në gjykatë ditën e djeshme, por trupi gjykues nuk e pranoi atë pasi duhet ish-deputeti sipas gjykatës duhet të qëndronte dhe disa orë në burg, që të përmbushej plotësisht baza ligjore.

Çyrbja u dënua nga GJKKO me 3 vite burgim, ndërsa pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 2 vite burg.

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, u arrestua me urdhër të SPAK mbrëmjen e 20 tetorit 2024. Bashkë me të u arrestua edhe kunati i tij, Ahmet Masha.

SPAK përfundoi hetimet më 15 korrik 2025 dhe dërgoi për gjykim Jurgis Çyrbjan, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin.

Tre të pandehurit akuzohen për rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion në zgjedhje. Ish-deputeti sipas hetimit ka strehuar Altin Hajrin dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë. Hajri rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas hetimit, ka rezultuar e provuar se Jurgis Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale përmes komunikimeve në “Sky ECC” dhe “Matrix”.

Janë faktuar 8 episode gjatë periudhës 1 Maj 2020 deri më 8 Mars 2021. Të akuzuarit janë vënë në dijeni të të dhënave në sistemin “TIMS”, mbi një person të shpallur në kërkim, si edhe të disa informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, deklaronte SPAK

Po ndodh...

ide