Gazi lotsjellës në selinë e PD, Berisha "haber" Ramës: Do iu bëjmë të njëjtën gjë në selitë tuaja!

21 Shkurt 2026, 13:03 / POLITIKË ALFA PRESS
Gazi lotsjellës në selinë e PD, Berisha "haber"

Kreu i PD Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se nëse sulmohet selia e PD-së, siç ndodhi dje me gaz lotsjellës, do të sulmohen të gjitha selitë e PS-së në vend.

Berisha u bëri thirrje kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në të gjithë vendin të kryejnë verifikime pranë selive të Partisë Socialiste në çdo rreth.

“Garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD-së do të sjellin kundërpërgjigje ndaj selive të partisë së tij në të gjithë territorin e vendit”, tha ai, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Rama, duke i thënë: “Ndaj hiq dorë nga aventura dhe provokimi i ulët. Ne betejën e kemi me Edi Ramën si kryeministër. Nëse sulmoni selinë e PD-së, PD-ja do t’ju përgjigjet siç e meritoni. Hiq dorë nga sulmet ndaj selisë për të mbrojtur krimet dhe vjedhjet tuaja.”

Berisha: Janë hedhur në oborrin e selisë së Partisë Demokratike sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe bomba tymuese. Ky përbën një agresion të hapur ndaj selisë së PD-së dhe pluralizmit.

Me këtë rast, u kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonicionin e plotë të selive të PS-së në çdo rreth dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD-së do të sjellin kundërpërgjigje ndaj selive të partisë së tij në të gjithë territorin e vendit.

Ndaj hiq dorë nga aventura dhe provokimi i ulët. Ne betejën e kemi me Edi Ramën si kryeministër. Nëse sulmoni selinë e PD-së, PD-ja do t’ju përgjigjet siç e meritoni. Hiq dorë nga sulmet ndaj selisë për të mbrojtur krimet dhe vjedhjet tuaja.

Po ndodh...

ide