
E trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re drejtoresha e 'Dhomës Ekonomike së Gruas', pasi humbi fëmijën!

Një lajm i hidhur ka ardhur nga Dhoma Ekonomike e Gruas, se drejtoresha e Dhomës Ekonomike të Gruas, Klodiana Ajazi, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur Dhoma Ekonomike e Gruas, ku shkruan se “Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të shtatzanisë”.
Klodiana Ajazi, prej disa javësh ndodhej në gjendje kritike për jetën, pas një komplikacion si pasojë e humbjes së fëmijës.
Në gjendje kritike për jetën, Ajazi u dërgua në Stamboll për trajtim të specializuar. Për shkak se trajtimi i specializuar ishte i kushtueshëm, familjarët e Klodjana Ajazit, nuk kishin mundësi ta përballonin ekonomikisht.
Për këtë arsye u hap dhe një GoFundMe, për të mbledhur shumën prej 150 mijë euro për kurimin dhe shpëtimin e saj.
Fatkeqësisht, trajtimi i specializuar dhe mjekimi në Stamboll, nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj.
“Duke ju falenderuar përulësisht për angazhimin e jashtëzakonshëm në përpjekje të shërimit të Klodiana Ajazit, drejtore e Dhomës Ekonomike të Gruas, fatkeqësisht kjo nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj. Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të të shtatzanisë. Sot familja dhe miqtë janë të pikëlluar për humbjen e një jete kaq të re. Bordi i Dhomës dhe anëtarët kanë humbur sot një mike, sipërmarrëse të re, punëtore, energjike, pozitive dhe bashkëpunëtore”, – shkruan Dhoma Ekonomike e Gruas.
-
-
-
“Më rrezikohet jeta në qeli”, GjKKO pranon kërkesën e “Kep Arapit”
19 Shkurt, 11:05

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128