Eksportonte emigrantë të paligjshëm në Malin e Zi, pranga 39-vjeçarit në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, në afërsi të Pikës kufitare të Muriqanit, pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm.
“Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Muriqani”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-I. S. 39 vjeç, banues në fshatin “Sektor Rinia”, Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Shkodër-Muriqan”, në afërsi të PKK Muriqan, duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, me të cilin dyshohet se ka transportuar kundrejt fitimit, 10 emigrantë pakistanezë, të cilët kishin si destinacion fillestar Malin e Zi dhe më pas vendet e BE-së”, thuhet në komunikatën e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
-
-
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Shtyhet seanca për Arbër Paplekajn
14 Shtator, 11:41
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



