EMRAT/ Atentat në Dukagjin, vritet babai, plagoset rëndë i biri

27 Shtator 2023, 19:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Atentat në Dukagjin, vritet babai, plagoset rëndë i biri

Një i vdekur dhe një i plagosur raportohen në Dukagjin. 

Zef Guri ka mbetur viktimë dhe Gjin Guri, i plagosur rëndë.

Mësohet se ata janë babë e bir (Zef dhe Gjin).

Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të nisur hetimet paraprake rreth kësaj ngjarje të rendë, që ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku dhe rrethanat mbeten të paqarta.

Autori është larguar në drejtim të paditur.

Mësohet se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.

 

Po ndodh...

ide