
EMRI/ Hedh pistoletën nga dritarja e makinës, arrestohet nga policia 40-vjeçari

Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje. Mario Nika lëviste i arrmatosur në rrugën "5 Maji" dhe në momentin që pa punonjësit e policisë, hodhi nga dritarja e makinës çantën ku mbante pistoletën dhe një palë pranga.
Gjatë arrestimit 40-vjeçarit, banues në Shëngjin i janë sekuestruar arma e zjarrit, fishekët dhe prangat si të Policisë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar "Flagranca", për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Hodhi nga dritarja e automjetit, çantën ku mbante një pistoletë, fishekë dhe një palë pranga, kur pa punonjësit e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.Sekuestrohen arma e zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një palë pranga si të Policisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në rrugën "5 Maji", menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar "Flagranca", për kapjen e tij. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.
Në rrugën "5 Maji", shtetasi M. N., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, çantën ku mbante një pistoletë, fishekë dhe një palë pranga. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke kapur dhe vënë në pranga drejtuesin e automjetit, shtetasin M. N.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë, municionin luftarak dhe një palë pranga si të Policisë, që u gjetën në çantën që ky shtetas hodhi në tokë, për të shangur përgjegjësinë ligjore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
-
-
Si ishte nata e parë në burg për Vangjush Dakon?
7 Qershor, 12:16

ide

Parodi mbi dashurinë time: ngjarje reale, më 08 dhjetor 2023


Kuvendi berishist: As frymë, as numra!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128