Qeveria shfuqizon bordin e transparencës për caktimin e çmimit të naftës dhe benzinës

7 Qershor 2023, 12:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Qeveria shfuqizon bordin e transparencës për caktimin e çmimit

Qeveria shfuqizon bordin e transparencës për caktimin e çmimit të naftës dhe benzinës. Përmes një daljeje për gazetarët ministrja e Financave Delina Ibrahimaj bëri me dije se bordi është shfuqizuar.

Ibrahimaj:

Një tjetër vendim i rëndësishëm, me fillimin e krizës ngriti një bord të transparencës për kontrollin e çmimeve. Që prej asaj kohe çmimet kanë pasur luhatje të mëdha. Ne vendosëm të përcaktojmë disa marzhe fitimi me qëllim limitimin të efektit të spekulimeve të hidrokarbureve dhe të limitonim abuzimet. Ne vendosëm, për shfuqizimin e bordit të hidrokarbureve dhe situatës së veçantë në këtë treg.

 

Po ndodh...