EMRI/ I bie pllaka e betonit mbi kokë, vdes tragjikisht shqiptari në Itali
18 February 2024, 09:38 / AKTUALITET

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës, pasditen e 16 shkurtit në Franscineto, në zonën e Kozencës, Itali.
Mediat përtej Adriatikut raportojnë se viktima është shtetasi Edison Malaj, 54 vjeç, të cilin e ka goditur një pllakë betoni.
Sipas raportimeve të shtypit lokal, shqiptari ishte në punë me punëtorë të tjerë në sheshin e ish-kantinave sociale të Frascineto, kur, për arsye që do të konstatohen, pllaka që po transportohej nga vinçi u shkëput duke e goditur drejtpërdrejt mbi kokë.
Pavarësisht transportit në spital dhe ndërhyrjes së mjekëve, Edison Malaj nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra. Prokuroria ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes në fjalë.
Po ndodh...
Kasta kundër popullit
Nga Alban Daci
ide
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
Nga Demush Shasha
Rama& Berisha, përse i refuzojnë mesazhet e protestës?
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

